Kronika

ARRSH: Mjegull dhe reshje në disa akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton qytetarët se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, por rekomandohet kujdes për shkak të fillimit të reshjeve dhe mjegulles në disa segmente.

mjegull-267x200Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij Qarku.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Elbasan
Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur. Kanë filluar rreshje bore deri në 2 cm.
Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
I gjithë aksi Librazhd – Steblevë qarkullohet pa zinxhirë.
Eshtë pothuaj i pakalueshëm aksi Elbasan – Gjinar.
Gjendja është përkeqësuar, gjë që paraqet shumë rrezikshmëri në kalimin e mjeteve, duke patur parasysh që aty kalojnë edhe autobuzë.
Kalohet me shumë vështirësi, megjithëse është karikuar disa herë. Ka ulje rreth 40 cm.

Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet.

Vlore
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Gjirokaster
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.
Rekomandohet ecja e kujdesshme, sepse sot në Gjirokastër ka mjegull.

Korçë
Në akset e këtij qarku ka patur brymë gjatë orëve të para të mëngjesit. Eshtë kryer kriposja e akseve. Gadishmëria nga ana e firmave kontraktore është e plotë. Kalueshmëria pa problem.
Në të gjithë akset qarkullimi kryhet normalisht.

Kukës
Kohë me vranësira. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku.

Dibër
Kohë me vranësira.
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.
Në të gjithë qarkun qarkullimi kryhet normalisht.

Shkodër
Kohe me shi. Qarkullimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin.
Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button