Europa

Dijsselbloem i Eurozonës: Nëse Greqia insiston në premtimet elektorale, do vonojë rimëkëmbjen e vendit

Jeroen Dijsselbloem, kreu i këshillit të ministrave të financave të Eurozonës, deklaroi se nëse qeveria e re greke insiston në realizimin e premtimeve elektorale, atëherë do të devijojë reformat dhe do të krijojë vonesa në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

disebloemPara mbërritjes në Athinë, shefi i Eurogrupit tha se është shumë herët të gjykohet për atë që do të bëjë në të vërtetë qeveria e Aleksis Tsipras, por shtoi se “po të mbledhë dikush gjithë premtimet që u bënë në fushatën elektorale, buxheti grek do të dalë nga shinat shumë shpejt”. Zyrtari holandez tha se është i gatshëm të dëgjojë propozimet e Athinës për lehtësim të borxhit, por shtoi se “ajo që është më e rëndësishme për Greqinë, është thjesht të respektojë marrëveshjet që kemi lidhur”. Nëse shtohen shpenzimet publike që do ta shndërrojnë suficitin primar në deficit, “lehtësimi i borxhit nuk do të ndihmojë”, komentoi kreu i Eurogrupit, i cili nënvizoi se Greqia “ushqen ambicien” që të qëndrojë në Eurozonë, dhe të njëjtën gjë duan edhe partnerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button