Home / Politika / Nishani- Danielsson: Bashkëpunim për përmbushjen e pesë prioriteteve

Nishani- Danielsson: Bashkëpunim për përmbushjen e pesë prioriteteve

Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-priti-në-një-takim-Drejtorin-e-Përgjithshëm-për-Zgjerimin-në-Komisionin-Europian-Christian-Danielsson-1Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin e Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Europian, të cilët po bëjnë çdo përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe europiane.

Po ashtu, Nishani theksoi se “kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani vuri në dukje vizitën që zhvilloi së fundmi Presidenti i Komisionit të Venecias në Tiranë, duke siguruar për angazhim maksimal në realizimin e reformës në drejtësi”.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian,  Christian DanielssonDrejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, i cili së bashku me deputetët e Parlamentit Europian arritën të sjellin palët politike së bashku, dhe në këtë kontekst theksoi se gjithëpërfshirja është kyçe për realizimin e reformave, veçanërisht asaj që të gjithë konsiderojmë prioritare, reformën në drejtësi.

“Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë”, u shpreh Danielsson.

Gjithashtu, biseda u përqendrua edhe 0në punën që po bëhet për përgatitjen e takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Nishani u shpreh se “do të mbështesë fort krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, me shpresën se ky do të jetë rezultat i bashkëdakordësisë të të gjitha palëve për adoptimin e modelit më të suksesshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.