Kronika

Rrëshqitje e madhe dheu në Elbasan-Gjinar, bllokohet qarkullimi për mjetet e rënda

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Elbasan – Gjinar per shkak te reshjeve të shumta, ku si pasoje eshte bllokuar qarkullimi diten e sotme. ARRSH ka njoftuar sot se situata paraqitet problematike në km 8.8 në Shelcan, ku rrëshqitja ka vazhduar nga 50 cm deri 80 cm.

roadNë mënyrë të vazhdueshme po bëhet pastrimi i materialit nga rrëshqitja dhe mbushja me çakull dhe stabilizant; aktualisht, gjendja paraqitet e rënduar tej mase.

Në këto kushte, ARRSH njofton bllokimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të lartë, për të shmangur aksidentet dhe fatkeqësitë e mundshme.

Gjatë paradites së sotme situata është normalizuar për kalimin e mjeteve të vogla dhe mikrobuseve. Por kërkohet edhe për këto mjete, kujdes i veçantë në segmentin ku ka ndodhur rrëshqitja dhe shpejtësi e ulët.

Drejtuesit e automjeteve mund të identifikojnë zonen e rrëshqitjes përmes sinjalistikës përkatese për kufizimin e trafikut dhe moslejimin e kalimit të mjeteve me tonazh të lartë, njofton ARRSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button