Home / Ekonomia / Përfundon sot afati i vetëdeklarimit për ndërtimet pa leje

Përfundon sot afati i vetëdeklarimit për ndërtimet pa leje

31 janari është dita e fundit për vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje. Ndërsa Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit njoftoi të shtunën se zyrat rajonale të ALUIZNI-t do të jenë të hapura gjatë ditës derisa të mbarojë vetedeklarimin edhe qytetari i fundit.

aluizniiiii-fotoSipas të dhënave nga ALUIZNI, numri i dosjeve të trashëguara për legalizim ishtë 272 mijë, shifër që sipas tyre, mund të shkojë në 350 mijë me mbylljen e afatit të vetëdeklarimeve. ALUIZNI ka bërë të ditur se “nuk ka më shteg për legalizime pas kësaj date”.

Faza e re e vetëdeklarimeve u çel në shtatorin e vitit të kaluar dhe planifikonte të mbyllej në muajin dhjetor. Por, fluksi i madh i qytetarëve në sportelet e ALUIZNI-t si dhe nevoja për tu dhënë një mundësi emigrantëve që kthehn për festat e fundvitit ne vend bëri që ALUIZNI të shtynte afatin deri me 31 janar. Deri në dhjetor, në zyrat e ALUIZNI në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 72 mijë aplikime të reja. Ky fluks ka ardhur për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të ndërtimeve informale. Ekzistenca e ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin ishte e qartë, sepse edhe në 2006 kishte një afat që zgjati vetëm 4 muaj dhe, kush nuk e arriti, nuk u bë pjesë e procesit. . Gjatë gjithë kësaj kohe, pra nga viti 2006 deri në 2013 ndërtimet kanë vazhduar me të njëjtin intensitet. Në vitin që lamë pas qeveria shqiptare mori një sërë masash për disiplinimin e situatës urbane në vend.
Nga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë dhe duke u zëvendësuar me dënimin me burg. Është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve. Procesi i vetëdeklarimeve është hapi i parë në procesin e legalizimit të banesave. Më pas strukturat e ALUIZNI-t marrin përsipër kryerjen e të gjitha procedurave në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.