Home / Arte / Libri / Gëte dhe Ginkgo, një poezi dhe një pemë

Gëte dhe Ginkgo, një poezi dhe një pemë

Një bimë e quajtur ”Ginkgo biloba”, që aq shumë emocionoi dhe frymëzoi Gëten, nuk mund të ishte vetëm një pemë me gjethe të ralla, por edhe një poezi që dilte nga shpirti lirik i Gëtes.

gwteeeKrahas interesave të njohura botanike të Gëtes, gjethja e Ginkgos dhe forma e saj karakteristike e inspiroi atë artistikisht, duke krijuar poezinë simbol të bashkimit dhe ndarjes njëkohësisht. Në kohën e udhëtimeve të tij në Heidelberg dhe përgjatë Mein-it e Rein-it, ai vështronte gjatë gjethet e Ginkgos dhe diskutonte për llojin dhe formën e tyre. Ishin ato që e magjepsnin, dhe jo vetem ato. Kështu ka lindur në shtator 1815 kjo poezi kushtuar mikes së tij, Marianne von Willemer, gruas së një bankieri nga Frankfurti, një prej dashurive të Goethe-s, botuar në ciklin e poezive
“Divani Perendimor – Lindor“, në librin “Suleika“.
A janë takuar ndonjëherë Gëte dhe Mariane nën gjethet e të magjishmes Ginkgo në Frankfurt, apo Heidelberg, apo atje në kopshtin e mrekullueshëm të „Gartenhaus“? gwteee
Dihet që gjethja e Ginkgos i dha forcën Gëtes të shprehë fisnikërisht në një poezi-simbol ndjenjat e tij për 31 vjeçaren Marianne von Willemer, ndërkohë që vetë ishte mbi 60-vjeç.
Forma e gjethes së saj dyfishe përputhet edhe me filozofinë e jetës: maksimum dhe minimum; principi mashkullor dhe femëror; Yin dhe Yang, jetë dhe vdekje, e mira dhe e keqja.
Nuk ka shume pemë në botë, që përmes karakteristikave te jashtme të tyre, të magjepsë njerëzit ashtu si Ginkgo biloba Gëten.

Leave a Reply

%d bloggers like this: