Muzike

Portret/ George Harrison, Paqe dhe dashuri

George Harrison ishte i vetmi Beatles, fëmijëria e të cilit nuk u shkatërrua nga ndonjë vdekje apo ndarje familjare. Ai ishte më i rezervuar nga katër ikonat e grupit pop të shekullit të XX të, Beatles, më i riu i grupit  që u karakterizua si për ironinë e tij gjatë të gjithë jetës sikundër edhe për   modestinë e tij.

George-Harrison-3Ai gjithnjë shfrytëzonte mundësinë për të dhënë mesazhin që karakterizoi grupin që revolucionarizoi botën në dekadën e viteve gjashtëdhjetë : “Paqe dhe dashuri”.

Kitarist solist i grupit Beatles, ai është quajtur ndryshe Beatle i heshtur ose mistik, sikundër është konsideruar si pioner i muzikës elektronike. Jo rrallë herë ai ishte edhe vokalist i grupit me këngët Roll Over Beethoven, For Your Blue, I Me Mine, Taxman, While my guitar gently weeps (në kitarrë ka qënë Eric Clapton), Something, I need You y Here comes the sun..

Burime të ndryshme e  kanë shtyrë gjithnjë ditëlindjen e tij më 25 shkurt. Por ka qenë vetë Harrison, kur në moshën 40 vjeçare, zbuloi se kishte lindur më 24 Shkurt të  vitit 1943 në orën 23.40.

Ai ishte më i vogli nga familja e tre djemve dhe i një vajze. Babai i tij , Harold, ishte shofer i një autobusi bashkie.   George ishte një fëmijë plot jetë, i pavarur . Njësoj si John, ai ndoqi Shkollën në Dovedale, përballë Penny Lane, ku jetonte së bashku me familjen e tij. Studimet e mesme i vazhdoi në Institutin e Liverpool-it . Çdo mëngjes takohej me Paul-in në stacionin e autobusit dhe të dy së bashku i hypnin të njëjtit autobus për të shkuar në Institut.

George Harrison 2Në atë kohë McCartney ishte anëtar i grupit The Quarrymen, ku ishte edhe John Lennon, dhe ishte ai që ia prezantoi Harrisonin grupit (George ishte atëherë 14 vjeç ), dhe që e pranoi pas nje kohe si pjesë të grupit që do të quhej The Silver Beatles dhe që më vonë do të merrte emrin e famshëm Beatles.

Harrison që i vogël ishte një fanatik i vërtetë i kitarës. Nëna e tij i gjente shpesh në xhepa copa letrash ku ishin të vizatuara… kitara (!)

Kitara e tij e parë ishte një kitarë e përdorur, që ja bleu një djali që e kishte në shkollë, ndërsa lekët për ta blerë ia dha nëna e tij. Kur u njoh me John-in, cilësia interpretative e George ishte shumë e lartë se nga pjesa tjetër e grupit .

Në incizimin e A Hard Day’s Night ai njohu Pattie Boyd, ish modelen e Mary Quant, me të cilën u martua mbasi kishin bashkëjetuar disa vjet, por që më vonë ajo do ta linte për të ikur me mikun e tij , Eric Clapton.   Por vetë Harrison do të merrte pjesë në dasmën e ish-gruas së tij me Eric Clapton (!).

Në 1977 ai do të njihte Olivia Trinidad Ariasme, me të cilën pasi lindi një djalë (Dhani) dhe do të martohej .
Në të njëjtin vit kur u shpërbë Beatles, George Harrison editoi diskun e tij të parë si solist All Things Must Pass. My Sweet Lord, qe suksesi botëror , numri një në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar . Realizoi një koncert bamirësie në një fshat të   Bangladeshit, së bashku me Bob Dylan, Eric Clapton, Ringo Starr, një koncert i cili për probleme burokratike mund të thuhet se qe një dështim , kur fondet e mbledhura nga ky koncert   arriten në destinacion pas 10 vjetësh .

GeorgeHarrison1Ai themeloi shtëpinë e tij diskografike , Dark Horse, ku emëtoi 33 1/3 (1976); George Harrison (1979); Somewhere in England (1981), dhe Gone Troppo (1982). Harrison gjithashtu njihet si një producent i kinemasë së pavarur me filma të tillë si “Jeta e Brian”, “Buzëqeshja e Mona Lisa”, etj.
Në 1997 u diagnostikua me kancer në fyt, nga i cili u kurua në një klinikë në Zvicër. Në 1999 me një çekuilibër mendor u përpoq të vriste veten në residencën e tij në Londër.

George Harrison vdiq nga një kancer në mushkëri në 29 nëntor 2001 në Los Anxhelos , teksa kishte në dorë një album të ri. Kur kishte kaluar një vit nga vdekja e tij , një grup muzikantësh, miq të tij, Eric Clapton, Jeff Lynne, Ringo Star, Paul MC Cartney dhe Tom Petty do të organizonin në nder të tij një koncert në Royal Albert Hall në Londër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button