Home / Europa / Zhvillohet turi i katërt vendimtar i zgjedhjeve presidenciale

Zhvillohet turi i katërt vendimtar i zgjedhjeve presidenciale

Zgjedhësit e mëdhenj italianë rifilluan sot votimin në turin e katërt të zgjedhjeve presidenciale, që mund të nxjerrë fitues gjykatësin e rezervuar Sergio Mattarella, i zgjedhur nga Matteo Renzi, nëse zbatohen urdhëzimet e votimit

Itali-senatoreVotimi filloi në orën 08:30 GMT, dhe duke patur parasysh kohën e nevojshme për ardhjen e një mijë senatorëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të rajoneve në katër kabina votimi të vendosura në Dhomën e Deputetëve, më tej numërimin e fletëve të votimit, rezultati pritet të bëhet i njohur rreth orës 12:00.

Gjatë tre tureve të para të zhvilluara të enjten dhe të premten, nevojitej një shumicë prej dy të tretash dhe grupimet kryesore politike kishin bërë thirrje për t’i dorëzuar fletët e votimit të pavlefshme, një urdhër që ndiqet nga më tepër se 500 zgjedhës të mëdhenj në çdo tur.

Tashmë, një shumicë e thjeshtë prej 505 votash mjafton për t’u zgjedhur. Kreu i qeverisë, Matteo Renzi u bëri thirrje zgjedhësve të tij të Partisë Demokrate (PD) dhe të tjerëve të  votojnë për Mattarelën, për të arritur mbështetjen më të madhe të mundshme në interes të Italisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: