Muzike

Koncerti: Tre Tenorët, këtë vit nga Kosova

Koncerti i përvitshëm Tre Tenorët rikthehet sërish të dielën në skenën e Pallatit të Kongreseve. Por ndryshe nga vitet e tjera, ku tre tenorët kanë qenë emra të njohur të huaj, këtë vit ata do të jenë nga Kosova.

Shkelzen-doliRamë Lahaj, Faik Hondozi, Liridon Sadriu janë tre artistët që do t’i japin hov koncertit të së dielës. Ata janë emra të njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. I ftuar special në këtë mbrëmje do të jetë dhe artisti shqiptar që interpretoi në Koncertin e Vjenës, Shkëlzen Dolli. Me moton “Në Vjenë çova Shqipërinë, në Tiranë po sjell Vjenën”, Dolli do të interpretojë muzikë vjenëeze. Në skenë do të ngjiten dhe artistët Ramona Tullumani, Kastriot Tusha dhe Genc Tukiqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button