Home / Arte / Një artist për Salzburg

Një artist për Salzburg

Rezidenca

Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur dje një konkurs për përzgjedhjen e një artisti shqiptar që do të jetë pjesë e një rezidence artistike në Austri.

IA11_Web_ArtistInResidenceGENHdrKjo rezidencë do të realizohet në kuadër të implementimit të programit “Artist in Rezidence”, me qëllim krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj, në fushën e arteve pamore, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive. Artisti i përzgjedhur do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në programin “Artist in Rezidence” në Landin e Salzburgut, Austri, për një periudhë kohore nga një deri në dy muaj, përgjatë vitit kalendarik 2015. Rezidenca parashikohet të fillojë më datë 1 maj 2015, ndërsa nisja drejt Austrisë më 30 prill 2015. Pala austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artisteve në Salzburg”. Pala shqiptare do të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit. Në konkursin e bërë publik nga galeria duhet të marrin pjesë artistë nga mosha 25–40 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: