Europa

Merkel i shuan shpresat kryeministrit të ri grek: S’do t’ia anulojmë borxhin Greqisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk do të ketë asnjë anulim të borxheve të Greqisë, duke shtuar se bankat dhe kreditorët kanë bërë tashmë shkurtime të konsiderueshme.

merkel-ia-shuan-shpresat-kryeministrit-t-euml-ri-grek-s-do-t-rsquo-ia-anulojm-euml-borxhin-greqis-euml_hd“Ka pasur falje vullnetare të borxhit nga kreditorët privatë. Bankat po ashtu kanë zbritur miliarda nga borxhi i Greqisë”, ka thënë Merkel për mediat gjermane.

Greqia ka një borxh prej 315 miliardë eurosh, përkatësisht rreth 175 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Qeveria e re greke, e udhëhequr nga Alexis Tsipras, ka thënë se do të ndalojë shkurtimet buxhetore, që janë kusht për marrjen e kredisë nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Ministri grek i Financave ka thënë po ashtu se nuk do të bashkëpunojë më me kreditorët nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button