Home / Kuriozitete / Angli, macet “nuhasin” tumorin dhe shpëtojnë padronen (Foto)

Angli, macet “nuhasin” tumorin dhe shpëtojnë padronen (Foto)

“Kanë qenë macet e mia që më shpëtuan, duke nuhatur tumorin tim”. Këtë rast të pabesueshëm e tregon Sephanie Doody, një gjyshe britanike 55 vjeçe, e bindur se macet e saj i kanë shpëtuar jetën.

PAY-Stephanie-DoodyReni, Dinki dhe Xhefi, në të vërtetë, në mënyrë të papritur, filluan ta ndiqnin dhe duke qëndruar mbi barkun e saj nuhasnin me këmbëngulje, pa e lëshuar asnjëherë trupin e gruas. Muaj më vonë, 55-vjeçarja zbuloi një nodus të vogël që më pas u shndërrua në një tumor.

Gruaja që jeton në Tamworth, ka shpjeguar për gazetën “Daily Mail” se nuk ka pasur sintoma të sëmundjes, por papritur tri macet e shtëpisë qëndronin në mënyrë të pazakontë mbi stomakun e saj.

spitalE ndiqnin kudo, sapo ulej ose shtrihej, fillonin të nevrikoseshin mbi barkun e saj. Pas pak kohësh, edhe falë shfaqjes së një nodusi të vogël, mjeku i saj zbuloi tumorin, që normalisht nuk jep sintoma dhe nuk diagnostikohet në kohë të hershme. Gruaja, e cila po e merr veten pas një operacioni, tregon: “Më shpëtuan jetën. Unë i doja që më parë, por kjo gjë e ka bërë dashurinë time më të madhe”.

burriGjithçka shkoi mirë dhe tani gjyshja britanike thotë se është absolutisht e bindur që Reni, Dinki dhe Xhefi dinin gjithçka. “Tumori provokon një ndryshim molekular të trupit dhe modifikon tmerr, – shpjegon ajo. – Për një farë kohe macet e mia nisën të më ndiqnin kudo, por kjo është mjaft normale. Pastaj filluan të qëndronin me muaj pa më lënë asnjëherë vetëm, kudo që isha. Gjithçka deri në ditën kur u ktheva nga vizita e mjekut.  Pastaj nuk më vinin më nga pas dhe shkonin të qëndronin në vendet e tyre të mëparshme në shtëpi”, – përfundon 55-vjeçarja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: