Kronika

Përmbytje në disa banesa, çahet prita e urës së Lumit Shkumbin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa përmbytje në lokale dhe banesa në pjesën veriore të unazës së qytetit të Librazhdit.
Permbytje-ne-Librazhd-Foto-Miranda-Sadiku-1Për të bërë të mundur ndërprerjen e vërshimit të ujit që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektiva të zjarrëfikëses si edhe vetë banorët kanë pastruar intertet në rrugë të sjella nga vërshimi i ujrave por edhe nga dalja nga shtrati i lumit Shkumbin në këtë zonë.
Po kështu u bë e mundur zhbllokimi i një pellgu të madh me ujë që rrezikonte një stallë me rreth 100 kokë bagëti n ëish ndërrmarjen pyjore të qytetit të Librazhdit.
Permbytje ne Librazhd Foto Miranda Sadiku
Aktualisht në këtë qytet problem mbetet çarja e pritës së lumit Shkumbin në afërsi të fushës së sportit nga e cila rrezikohen nga përmbbytja një pjesë e bizneseve dhe banorëve.
Mësohet se në akset nacionale dhe rurale të rrethit të Librazhdit nuk ka patur problem, ndërsa trashësia e dëborës në Qafë Thanë ka arritur në 20 centimetra.
Në komunën Orenjë është dëmtuar segmenti rrugor rural Zdrajsh- Verri – Floq – Orenjë – Gurakuq, dhe po punohet për heqjen e inerteve në këtë aks.
Permbytje ne Librazhd Foto Miranda Sadiku (4)Aktualisht janë pa energji elektrike fshatrat Orenjë, Lunik, Prevall, e Fushë – Studën, ku për të gjitha problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut po punohet për riparimin e segmenteve të dëmtuara në rrjetin e transmetimit.
Një ditë më parë deputeti i kësaj zone Taulant Balla me një grup biznesmenësh bënë të mundur furnizimin me ndihma të disa familjeve të cilat patën shumë përmbytje në banesat e tyre si pasojë e shirave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button