Te ndryshme

A ekziston koha?

Thënia e moçme se koha është si lumi – që do të thotë se me të shkojmë si anija mbi ujë – po del të jetë e gabuar, thotë një shkencëtar. Teoria e re thotë se koha nuk ec para, por se gjithçka në kohë është përherë e pranishme, shkruan Daily Mail.

a-ekziston-koh-euml_hdSipas kësaj teorie, nëse mund të shohim dimensionin e kohës në hapësirë, ajo ndoshta do të përhapej në të gjitha drejtimet, në të njëjtën mënyrë siç e shohim dhe hapësirën. Këtë teori intriguese e dha Dr. Bradford Skow që ligjëron filozofinë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në librin e ri “Objective Becoming”, ai shqyrton disa teori që janë përdorur për të shpjeguar kohën, transmeton Telegrafi.

“Kur ju pyesni njerëzit që t’ju thonë diçka për kalimin e kohës, ata zakonisht përdorin një metaforë: thonë se koha rrjedh si lumi”, thotë ai.

Sipas njërës prej teorive që ka analizuar, e tashmja është pika që lëviz nga e kaluara deri tek e ardhmja. Skow megjithatë mendon se nuk ka argumente të mjaftueshme për këtë qasje. Ai thotë se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja veç ekzistojnë në univers. Sipas tij, ngjarjet nuk zhduken përgjithmonë, por se ekzistojnë në pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button