Te ndryshme

Arsyet që njerëzit zgjedhin të japin mësim dhe arsyet përse heqin dorë

Një studim i ri tregon se 73 për qind e mësuesve praktikantë në Britani kanë menduar të lënë profesionin, kryesisht nga ngarkesa e punës. Por ata vazhdojnë të punojnë sepse u pëlqen të merren me të rinjtë.

Chemistry Teacher with Students in ClassLidhja e Mësuesve dhe Profesorëve (ATL) analizoi praktikantët e verdhë, anëtarët e sapokualifikuar për mësues dhe zbuloi se ndër ata që kanë menduar të japin dorëheqjen, 76 për qind përmendën si arsyen kryesore ngarkesën në vendin e punës. Më shumë se 54 për qind thanë se nuk mendonin se do të ishin mësues për më tepër se 10 vjet dhe pothuajse një e katërta mendonin se do të largoheshin nga mësimdhënia më herët se aq.

Kjo mund të duket një situatë e rënduar, por nga statistikat dolën edhe disa aspekte pozitive. Një nga arsyet kryesore, 75 për qind të anketuarve thanë se iu bashkuan mësimdhënies nga dëshira për të bërë një ndryshim dhe 80 për qind thanë se jepnin mësim pasi u pëlqente të punonin me fëmijët. Ndryshe nga ideja e përhapur, vetëm 20 për qind kishin zgjedhur mësimdhënien prej pushimeve të gjata.

Pesë arsyet përse mësuesit e rinj duan të largohen

1) Ngarkesa në vendin e punës

Kjo është arsyeja më e përmendur nga praktikantët që mendojnë të lënë mësimdhënien. Nga ata që kanë mendime në mëdyshje, 76 për qind pretenduan se volumi i punës ishte problemi. Një arsye tjetër përse njerëzit nuk e pëlqejnë mësimdhënien është se kanë pak kohë për të reflektuar mbi praktikën e tyre dhe 31 për qind u ankuan rreth shkrimit të raporteve.

Kur u pyetën për balancën punë-jetë, një pjesë e madhe e praktikantëve thanë se nuk e kishin në rregull, ku më pak se gjysma punonin nga gjashtë deri në dhjetë orë në fundjavë. Rreth 81 për qind e mësuesve u ankuan se nuk kishin kohë për të praktikuar hobet e tyre dhe se nuk kishin kohë mjaftueshëm për t’u qetësuar.

2) Nënvlerësimi

Arsyeja e dytë kryesore përse mësuesit e rinj apo praktikantët mendojnë të heqin dorë është edhe nënvlerësimi. Ata nuk ndihen mjaftueshëm të vlerësuar nga shoqëria dhe financiarisht.

3) Ndryshimet e vazhdueshme

Një e katërta e atyre që iu përgjigjën anketimit thanë se ‘sulmet mbi mësuesit dhe kushtet’ ishin nga arsyet e tjera përse mendonin të largoheshin nga mësimdhënia. Ndryshimet dramatike në kurrikulum, ndryshimet në strukturat e pagesës dhe reformat në arsim, ishin të padurueshme për mësuesit dhe u jepnin atyre pasiguri.

Kur u pyetën se çfarë kërkonin nga qeveria, mësuesit e rinj u shprehën se do të dëshironin konsultim dhe reformat më të ngadalta.

4) Sjellja sfiduese e nxënësve

Rreth 25 për qind e mësuesve kanë menduar të lënë profesionin për shkak të sjelljes sfiduese të nxënësve. Kur u pyetën se çfarë do ta bënte mësimdhënien prej tyre më të mirë, 83 për qind u përgjigj se donin më shumë kohë për të planifikuar dhe për t’u përgatitur, ndërsa më pak se gjysma kërkuan për trajnime.

5) Inspektimi
Kjo nuk ishte ndër arsyet kryesore, por mësuesit britanikë të intervistuar u përgjigjën se nuk pëlqenin sistemin aktual të inspektimit të Britanisë së Madhe.

Arsyet përse zgjedhin mësimdhënien

  1. Puna me të rinjtë. Nga mësuesit e anketuar, pjesa më madhe e tyre u përgjigjën se preferonin të punonin me të rinjtë. Ndërsa 75 për qind u shprehën se dëshironin të bënin një ndryshim në fushën e arsimit.
  2. Varieteti i punës. Kjo ishte një nga arsyet e tjera kryesore përse njerëzit zgjidhnin të fillonin të jepnin mësim. Rreth 57 për qind e të anketuarve u përgjigjën se varieteti i punës ishte një shtysë e madhe. Nuk ka dy ditë të njëjta në arsim.
  3. Të japësh mësim është kënaqësi. Rreth 32 për qind e atyre që japin mësim thanë se u pëlqen arsimi sepse është argëtues. Kreativiteti në klasën me nxënës i frymëzon shumë mësuesit e rinj. Kur u pyetën se çfarë do ta përmirësonte arsimin, gjysma e tyre u përgjigj se kërkonin më shumë liri.
  4. Mësuesit frymëzues. Arsyeja e katërt është se mësimdhënësit e rinj ishin frymëzuar nga mësuesit e tyre të mëparshëm për të hyrë në profesionin e të mësuarit.
  5. Dashuria për lëndën. Një arsye e renditur lart është kënaqësia që kanë për lëndën për të cilën japin mësim. Kjo i bën mësuesit e rinj të pasionohen pas një profesioni të lodhshëm dhe të paguar pak.

*Burimi: “Guardian”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button