Kosova

Veseli: Kuvendi e institucionet janë vende të debatit, jo rruga

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kuvendi dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë vendet ku duhet të debatohet.

kadri-veseli_4804Veseli ka konfirmuar kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës, teksa ka shtuar se fatkeqësisht çështja e Jabllanoviqit po shndërrohet në pengesë e zhvillimit dhe një prioritet që nuk do të duhej të ishte në agjendën nacionale.

“Kemi bërë shumë mund dhe sakrifica për t’i krijuar këto institucione dhe këtu do të merren vendimet, bashkërisht dhe në të mirë të qytetarëve. Ky do të ishte mesazhi im edhe për kryeministrin”, ka thënë Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, përcjell Koha.net.

Pyetjes nëse kryeministri Mustafa duhet ta heqë nga agjenda këtë çështje, duke e shkarkuar ministrin Jabllanoviq, Veseli i është përgjigjur se për këtë çështje është prononcuar më herët, ndërsa ka folur për atë se si qytetarët e Kosovës duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë e jo të lëshojnë vendin siç po bëjnë aktualisht.

Kur ka folur për protestat, Veseli ka thënë se edhe protestuesit edhe policia ia do të mirën vendit, por sa më pak dhunë në protesta, sipas tij, është më mirë për demokracinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button