Keshilla

Menopauza, 15 substanca të make up që e përshpejtojnë

Një studim i Washington University ne St. Louis ka evidentuar plot 15 substanca ne gjendje te realizojnë një aksion te tille dëmtues. Behet fjale për 15 te tilla te cilat gjenden normalisht tek i kuqi i buzëve, ne smaltin, ne kremin e fytyrës dhe atë te dushit.
makeupNe këtë studim, shkencëtarët kane analizuar nivelin e 111 substancave kimike ne gjakun dhe urinën e 31.575 grave dhe kane zbuluar se disa prej tyre bashkëveprojnë me prodhimin natyral te hormoneve si dhe me shpërndarjen e tyre ne organizëm. Ne veçanti janë 15 substanca te cilat lidhen pikërisht me menopauzën e përshpejtuar, janë nënte policlorobifenili (Pcb), tre pesticidi, dy ftalate dhe një substance toksike e quajtur “furano”.
Gratë me nivele te larta te këtyre substancave arrijnë ne menopauze 2 deri ne katër vjet me pare sesa gratë qe këto nivele i kane normale. Problemi është se ndikimi i tyre nuk limitohet vetëm me ovaret dhe funksionet e tyre, ne radhe te pare fertilitetin, por edhe me probleme te tjera si patologji te sistemit kardiovaskular, osteoporoze, tumore, probleme me natyre metabolike. Se fundmi, kërkuesit këshillojnë qe femrat është mire qe te përdorin produkte te make up-it qe ambalazhohen me qelq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button