Home / Kosova / Ja si hyjnë emigrantët kosovarë në Hungari

Ja si hyjnë emigrantët kosovarë në Hungari

Qindra emigrantë kosovarë e kalojnë çdo ditë kufirin me Serbinë dhe arrijnë në vendbanimet kufitare në Hungari. Nëpër rrugën kryesore të vendbanimit Asotthalom shihet një numër i madh njerëzish nga Kosova që kanë mësyrë vendet e Evropës Perëndimore.

ja-si-hyjn-euml-emigrant-euml-t-kosovar-euml-n-euml-hungari-video_hdKosovarët tregojnë se kanë kaluar nëpër Serbi dhe janë nisur për në vendet e Evropës Perëndimore.

Rrugës për në Segedin dhe Budapest emigrantët kosovarë kalojnë nëpër vendbanimin Asotthalom, ku nga banorët vendas kërkojnë ujë, thuhet në një kronikë të Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Në tabelën pranë rrugës shkruan se për sigurinë e kësaj komune përkujdeset policia civile, transmeton Telegrafi.

Një banor vendas tregon se si çdo ditë sheh njerëz të cilët kalojnë andej-pari duke kërkuar që t’i orientojnë për në Budapest dhe Segedin.

“Kërkojnë t’i orientojmë për Budapest dhe Segedin. Kërkojnë ujë dhe sigurisht që ne u japim. Nuk e di pse po vijnë këndej”, thotë një banor i Asotthalom-it.

Ndërsa një grua thotë se nuk e pengon kalimi i emigrantëve kosovarë nëpër vendbanimin e tyre.

“kërkojnë ujë dhe u japi. Po thonë se po shkojnë në kërkim të një jete më të mirë. Sot shkojnë atë, nesër ndoshta do të shkojmë ne. Kurrë nuk i dihet”, thotë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.