Horoskopi

Horoskopi për datën 3 shkurt 2015

horoskopiDashi

Përqendrimin mbajeni të lartë, ndërsa nervozizmin të ulët, pasi kjo ditë nuk do të jetë edhe aq e lehtë ndaj një miqësie. Shmangni “skenat” dhe jepini kohë vetes…personi i zemrës do t’ju ndihmojë shumë në këtë pjesë.

Demi

Ndaj një reagimi të kuptueshëm, shmangni gëzimin për dështimin e një personi: është çështje morale dhe do t’ju sjellë në mendje faktin se as ju nuk mund t’ia kishit dalë dot. Bëhuni më altruistë me të tjerët.

Binjakët

Mos i vini re xhelozitë, por bëjini ballë problemit. Dëgjoni veten dhe mundohuni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë, duke u zhveshur nga të gjitha idealizimet dhe dobësitë. Në mbrëmje kushtojini kohë pamjes.

Gaforrja

Sado e vështirë të jetë për ju, mos e lini pa një përgjigje dikë që ka shumë nevojë për të; duke folur do të kuptoni diçka për veten që deri më tani e kishit injoruar. Mos krijoni probleme aty ku nuk ekzistojnë.

Luani

Ndërhyrja juaj mund të vërë rregull në një situatë që nuk po shkon aspak mirë për një shoqe të dashur. Nëpërmjet përvojës suaj do të arrini të jepni shpjegime, por të jepni edhe një ndihmë praktike.

Virgjëresha

Mundohuni që të menaxhoni më mirë ngritjet dhe uljet tuaja të humorit. Gjatë ditës mos bini pre e shpenzimeve të kota: kurseni për të ardhmen. Do të kaloni një mbrëmje romantike.

Peshorja

Ka ardhur momenti që të bëni një diskutim me një mik të cilin e doni shumë, por me të cilin kohët e fundit marrëdhëniet nuk i keni pasur më aq të ngushta. Gjithsesi mos u mjaftoni vetëm me “sipërfaqen”.

Akrepi

E marta e sotme do të jetë pak e ndërlikuar Duhet të jeni të ftohtë dhe analitikë, pa marrë parasysh ndjenjat që keni vendosur t’i harroni. Vihuni punës fuqishëm. Një familjar do t’ju ndihmojë, nëse do t’ia lejoni.

Shigjetari

Të rejat e sotme do të sjellin humorin e mirë, gjë e cila do t’ju lejojë të vini në shenjë një vendim të zgjuar. Bëni një program të mirëdetajuar për ditën tuaj pa u ndikuar nga askush.

Bricjapi

Mbajini sytë hapur, sepse sot mund të viheni në dijeni të diçkaje shumë të bukur. Pasdite më në fund do të filloni të punoni për diçka që e prisnit prej kohësh. Rezistojuni ironive të rastit.

Ujori

Nuk do të jetë e lehtë që të mbani vetëm për vete ndjenjat dhe afeksionin e madh ndaj një personi. Pavarësisht se ju keni hequr dorë për të duhet ende kohë për t’u harruar. Një mike mund t’ju ndihmojë shumë.

Peshqit

Mos u bëni nostalgjik sot, përkundrazi, shfrytëzoni këtë situatë për të planifikuar diçka shumë të këndshme që do të vijë pas pak ditësh. Gjatë pasdites besojini përshtypjeve të një personi me ide të qartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button