Rajoni

Qeveria turke ia anulon pasaportën Gylenit

Qeveria turke ka njoftuar autoritetet amerikane se ka anuluar pasaportën e Fethullah Gylen e cila është marrë “mbi deklaratën e rremë”.

Fethullah Gylen
Fethullah Gylen

Ekspertët amerikanë, janë të mendimit se në qoftë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në procesin e Kartës Jeshile (Green Card) për Gylen, mund të fillojë procesi i tërheqjes së kartës dhe procesin e dëbimit, raporton AA.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se Qeveria turke më 28 janar ka raportuar tek autoritetet amerikane se pasaporta e Gylenit është marrë mbi “deklaratën e rreme” dhe për këtë arsye e ka anuluar pasaportën e tij.

Mësohet gjithashtu se Gylen i cili ka marrë pasaportë jeshile nga Turqia pas anulimit të saj nuk ka bërë ndonjë kërkesë të rinovojë ose të zëvendësojë atë.

Ndërsa për çështjet që lidhen me Buletinin e Kuq, avokati ekspert, Michelle Estlund, tha në një deklaratë për korrespondentin e AA se “nëse një person ka një kartë jeshile dhe nëse Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së beson se ai person ka dhënë një deklaratë të rremë në aplikimin e Green Card mund të fillojë procesin për marrjen e saj mbrapsht”.

Ndërsa avokati i specializuar në çështjet që kanë të bëjnë me imigracionin, Efe Poturoglu gjithashtu ka theksuar se qeveria amerikane ka të drejtë ta marrë mbrapsht Green Card, por për këtë më parë duhet të fillojë një proces hetimi.

Poturoglu gjithashtu shton se: “Proçesi për marrjen mbrapsht të Green Card nuk fillon menjëherë se qeveria turke ka deklaruar se pasaporta është dhënë mbi deklarimin e rremë. Në përgjithësi vërtetohet nëse ekziston apo jo një deklarim i rremë dhe më pas del e drejta për marrjen e Green Card”.

Ndërsa avokati i një sërë çmimeve në fushën e emigracionit Anis Saleh ka deklaruar se: “Në këtë proces merret për bazë nëse personi ka bërë deklarim të rremë në aplikimin për Green Card e jo në aplikim e pasaportës të një vendi të huaj. Nëse një person ka bërë deklarim të rremë në marrjen e pasaportës dhe në aplikimin e Green Card dhe ai ka dhënë informacionet e sakta atëherë kjo nuk është e mjaftueshme për deportimin e tij”.

Nëse vendi provon se personi është gjendur në akte terroriste, personi në fjalë mund të deportohet ose të nxirret jashtë kufijve.
Pas vendimit të dhënë në muajin dhjetor nga gjykata penale e Stambollit për arrestimin e Fethullah Gylen në kuadër të hetimeve për procesin “strukturat paralele” mendohet se Turqia mund të kërkojë nga Interpoli për kërkimin me Buletin të Kuq të Gylen.

Ekspertët kanë theksuar se buletinet e Interpolit kanë qëllime informative për vendet anëtare dhe më e rëndësishmja në lidhje me çështjen është marrëveshja mes dy vendeve me veprimet e procesit ligjor të brendshëm të SHBA.

Ndërsa avokati i çështjeve federale dhe krimeve ndërkombëtare në SHBA, Frank Rubino tha se “buletinet e Interpolit kanë vetëm qëllime informative. Buletinet, nuk do të thotë se personat në fjalë duhet të kthehen me domosdoshmërisht në vendin ku ata kërkohen. Në këtë proces e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjeve të bëra mes dy shteteve”.

Ndërsa avokati ekspert në fushën e depërtimeve, Douglas McNabb tha se për deportimin e Gylen nuk është e nevojshme që Turqia të nxjerrë një Buletin të Kuq, sepse buletini është i efektshëm kur nuk dihet vendndodhja e personit, dhe se Turqia pasi të përgatisë kërkesën e arrestimit të përkohshëm mund t’ia paraqesë këtë me anë të ambasadës së saj Departamentit Amerikan të Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button