Arte

Statujat prej bronzi që dyshohet se i përkasin Michelangelos

Dy statuja prej bronzi të errët mund të jenë të artistit të famshëm Michelangelo. Kështu sugjeron një grup ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit.

1422890569statujat-michelNëse sugjerimi është i saktë, dy statujat i bie të jenë të vetmet vepra prej bronzi të Michelangelos të mbijetuara deri më sot.

Skulpturat, që janë dy meshkuj muskulozë dhe nudo që kalërojnë dy pantera, i janë atribuuar artistit të madh që në shekullin XIX, por më vonë kjo teori është hedhur poshtë për pothuajse një shekull. Ato iu atribuan skulptorit holandez Willem Danielsz Van Tetrode.

Por gjithçka ndryshoi vjeshtën e kaluar, kur Paul Joannides, profesor i historisë së artit në Universitetin e Kembrixhit, i lidhi ato me një detaj të vogël të një vizatimi të shekullit XVI që ndodhet në Muzeun Fabre në Montpelie të Francës.

Një nga nxënësit e Michelangelos kishte kopiuar skica të mëhershme të mësuesit të tij dhe në një kënd prej tyre ndodhej vizatimi i një të riu muskuloz që kalëronte një panterë.

Stili i tij është shumë i ngjashëm me atë të statujave prej bronzi dhe është i vizatuar me të njëjtin stil të përdorur nga Michelangelo në vizatimet e tij për skulpturat.

Statujat janë krahasuar me vepra të tjera të artistit italian në vitet 1500-1510 dhe kanë rezultuar shumë të ngjashme sa i takon stilit dhe anatomisë.

Duke përdorur rreze X, studiuesit arritën në përfundimin se modeli i statujave ishte i dendur dhe i rëndë, një tregues që ato i përkasin fundit të shekullit XV ose fillimit të atij XVI.

Ekspertët po vijojnë studimin dhe përfundimi final do të paraqitet në korrik, ndërkohë që një muaj më vonë statujat do të prezantohen në muzeun Fitzwilliam, më 9 gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button