Home / Politika / Reforma në Administratë/Harito: Në katër shtylla kryesore

Reforma në Administratë/Harito: Në katër shtylla kryesore

-Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ne konferencën e organizuar ditën e sotme në Hotel Tirana, nënvizoi rritjen e besueshmërisë së administratës për qytetarët.

Ministrja-Milena-Harito-Foto-Flor-Abazaj-ATSH-4-525x350Gjatë fjalës së saj, Harito u ndal në reformën në administratë e cila nisi fillimisht me aplikimet online deri në rekrutimet e bëra në muajin mars e  shtator të 2014-s  qe janë vetëm aplikime online.

“Suksesi ynë u duk që në konkurset e para, ku kishte një pjesmarrje prej rreth 5200 kandidatë. Në përfundim u paraqitën 850 kandidatë të cilët rezulutua fitues për 113 vende pune. Kjo tregon se procedura ishte totalisht transparente. Më pas, ne vazhduam me raundin e dytë, ku sipas ligjit të ri të nëpunësit civil u shtuan vënde të reja pune. Në përfundim të procedurës, edhe këtë herë rezultuan 114 fitues.Gjithashtu, në tetor u shpallën 60 vende vakante për kategorinë e mesme dhe të ulët për të cilat rekrutimi ishte vetem brenda përbrënda shërbimit civil”, u shpreh Harito.

Sipas Haritos, për 2015-2020 është hartuar draft-strategjia e cila do të ofrojë kornizën e përgjithshme në katër shtylla, në politikbërje, në shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe në procedurat administrative. “Është një strategji e hartuar në kuadër të reformës në administratë dhe në kuadër të standardeve evropiane që të sigurojmë funksionimin efikas nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja”, nenvizoi ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: