Home / Qeveritare / Reagim/MSH: Arian Galdini të bashkëpunojë për zbardhjen e së vërtetës

Reagim/MSH: Arian Galdini të bashkëpunojë për zbardhjen e së vërtetës

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas denoncimit publik që Arian Galdini bëri gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tij, ai gezonte një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku nje pacienti ishte kuruar, dokumentacion ky që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik.

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së ngritën një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi u takua me Galdini, në një përpjekje për të kërkuar bashkëpunimin e tij dhe të familjes, me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku pacienti ishte kuruar, dokumentacion, që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik, apo qoftë edhe i paqenë sipas tij.

Vetëm duke patur dokumentacionin e spitalit në Turqi, Ministria e Shendetësisë mund të kryente një hetim të plotë dhe shterues mbi trajtimin që pacienti kishte marrë në QSUT, mjekimet e përdorura, cilësinë e barnave, efektet e tyre dhe protokollin e ndjekur nga specialistët shqiptarë, gjë e cila vërtetohet paraprakisht edhe nga rezultatet e analizës nëpërmjet teknikës me markues tumoralë të përdorur për këtë qëllim.

Ministria e Shëndetësisë ka nënvizuar faktin se kopja e dokumentacionit turk ishte mëse e nevojshme për të zbardhur të vërtetën, duke qenë se zoti Galdini në cilësinë e të afërmit të pacientit pretendonte se specialistët turq kishin gjetur anomali në mënyrën e trajtimit të këtij rasti në Shqipëri.
“Pavarësisht premtimit të Galdini për të bashkëpunuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ende sot nuk kemi asnjë dokument, asnjë provë, asnjë rezultat analize që të provojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë”, thekson MSH.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë është duke kryer ndërkohë hetimin e saj, por për aq kohë sa dokumentacioni që Galdini pretendon se ka nuk do të vihet në dispozicion, rezultatet e hetimit do të jenë të cunguara, pasi do të mungojë krahasimi mes gjetjeve të mjekëve shqiptarë dhe atyre turq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.