Ekonomia

FMN javën e ardhshme lëvron transhin e dytë dhe të tretë prej 53 milionë eurosh të kredisë

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të lëvrojë transhin e dytë dhe të tretë prej rreth 53 milionë eurosh të kredisë në kuadrin e Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF). Burime nga ministria e Financve bënë të ditur të mërkurën për ATSH-në se dy këstet e kredisë do të lëvrohen javën e ardhshme.

ee1008Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zotit Nadeem Ilahi, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 17-25 nëntor 2014, për të zhvilluar diskutime për shqyrtimin e dytë dhe të tretë të programi në kuadrin e Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF). Në fund të vizitës, Ilahi tha se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e dytë dhe të tretë të EFF-së.
Misioni i stafit të FMN-së mbështeti punën e autoriteteve për reformat strukturore dhe politikat dhe konsideroi se kjo punë përbën bazën e besueshme për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar.

Programi 36-mujor në formë EFF-je mes FMN-së dhe qeverisë që i jep vendit 331 milionë euro kredi me interes të butë u nënshkrua në 28 shkurt të vitit 2014.

Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikonte datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të dyte të huasë prej 23.55 milionë SDR, rreth 26 milion euro. Por kjo u shty për shkak të mos mbylljes se bisedimeve mes qeverisë dhe FMN-se në muajin gusht dhe largimit të ekipit të FMN-së nga Tirana pa konkluduar marrëveshjen, për shkak të vjedhjes se thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Negociatat mes palëve vijuan në Uashington, SHBA, ku dy ministra të qeverisë, ai i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj qëndruan atje për më shumë se dy javë . Misioni i FMN-së u rikthye në Tiranë në nëntor, duke përmbyllur edhe marrëveshjen për lëvriin e dy kësteve njeherazi.
Bordi Ekzekutiv i FMN-së, thane burimet nga ministria e Financave, do të diskutojë këto ditë për shqyrtimin e dytë dhe të tretë të EFF-së. Aprovimi i shqyrtimeve mundëson lëvrimin e 47,1 milion SDR ose rreth 53 milion euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button