Home / Arte / “Impact & Table” në TKOB

“Impact & Table” në TKOB

Shfaqja më  e re e trupës së baletit në Teatrin e Operas dhe Baletit titullohet “Impact& Table”.

balet“Impact” është për njeriun e sotëm, për ndikimin e teknologjisë mbi të. Ai na sjell afër, por na largon në të njëjtën kohë. Një temë shumë aktuale, një emocion i veçantë ta shohësh nëpërmjet lëvizjeve të balerinëve në një skenë të thjeshtë e cila transformohet …ndërton dhe shemb mure…

“Table”, tavolina një objekt kaq i rëndësishëm në jetët tona, aty punojmë, marrim vendime, gëzojmë në shoqërinë e njëri-tjetrit ose jemi vetëm… në një tavolinë.

Për të gjithë të apasionuarit e baletit,  “Impact & Table” me koreografi të  Daniel Cardoso, do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në datat 6 dhe 7 shkurt 2015, ora 19.00

Leave a Reply

%d bloggers like this: