Home / Qeveritare / Vendim qeverie, krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Vendim qeverie, krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Miratohet krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në një deklaratë për mediat, znj. Odeta Çato, Drejtore e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit e vlerësoi vendimin mjaft të rëndësishëm për mjedisin shqiptar pasi Zonat e Mbrojtura në të gjithë vendin, përveçse mbrojtëse dhe garantuese të larmisë së botës së gjallë, shërbejnë edhe si burim ekzistence, të mirash materiale dhe të ardhurash për komunitetin.

DSC_4195-tnKrijimi i kësaj Agjencie krijon premisa për akses më të lehtë dhe vizibilitet të administratave të zonave të mbrojtura, duke mundësuar aplikimin e drejtpërdrejtë dhe menaxhimin direkt të fondeve nga ky institucion.

“Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura kërkon një autoritet funksional për menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura. Së bashku me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së tyre, u pa e nevojshme të merren masa për të ngritur dhe forcuar kapacitetet e strukturave menaxhuese përkatëse. “ – tha zonja Çato.

Agjencia ka detyrë funksionale të menaxhojë rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjeteve të tjera natyrore si Natura 2000 sipas planeve te menaxhimit te hartuara, të monitorojë dhe inventarizojë florën dhe faunën në këto zona, dhe një aspekt shumë i rëndësishëm, të gjenerojë të ardhura nga shërbimet ndaj të tjerëve, dhe t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të ketë një staf prej 224 persona, nga të cilët 21 në zyrën qendrore dhe 203 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura, duke krijuar vende të reja pune.

Me këtë vendim Shqipëria i bashkohet edhe vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat prej kohësh kanë struktura të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.