Keshilla

Lëngjet e duhura për të qenë në formë dhe të shëndetshëm

“Smoothie” është një pije e këndshme e cila shume mire mund te shndërrohet edhe ne një pije te shëndetshme. Nëse zgjidhni futat e duhura mund te ndiheni me energjike, mund te detoksifikoheni dhe mund te mbroni sytë. 
smoothie“Smoothie” me banane dhe mango për mbrojtjen e syve
Mangoja ka vitamine C e cila parandalon rrezikun për formimin e katarakteve. Nga ana tjetër sasia e polifenolit ka aftësi antioksiduese dhe mbron qelizat e trupit nga efektet negative te radikaleve te lira.  Vitamina A mundëson funksionimin e mire te retinës dhe ul rrezikun për DMLA. Përzieni 1 banane, gjysme mango, 1 kos natyral, lëngun e një limoni dhe 4 copa akulli.
“Smoothie” me banane dhe hurma te thata për me shume energji
Doni te jeni ne forme gjate gjithë ditës? Niseni mëngjesin me një “smoothie” me banane dhe hurma te thata. Ai do ua mbroje zorrët dhe do rregulloje presionin arterial fale përmbajtjes se larte te kaliumit. Përzieni një gjysme banane, 3 hurma te thata, 1 kos me 0% yndyre, 3 bajame dhe 100ml lëng molle bio.
“Smoothie” me mango dhe hurma te thata për një zgjim me te mire
Për ta nisur mire ditën dhe për te qene te qete, merrni qe ne mëngjes vitamina. Përzieni një gjysme mangoje te bute, 70gr hurma te thata, një mandarine dhe 250ml qumësht. Ky lëng do ju pasuroje me vitamina dhe kalcium.
“Smoothie” antoksiduese me shalqi dhe manaferra
Duke qene se te dyja frutat janë antioksiduese, ky lëng ndihmon ne parandalimin e problemeve qelizore dhe shëron çdo lloj plage te shkaktuar. Me shume pak kalori dhe sheqer, kjo “smoothie: na ndihmon te hidratohemi, te marrim minerale dhe hekur, te cilat ju bëjnë mire rruazave te kuqe. Përzieni 1/4 e shalqirit, 200gr manaferra, 4 gjethe mente, 1 luge gjelle mjaltë dhe një gjysme limoni
jeshil.
“Smoothie” me limon për t’u detoksifikuar
Për te pastruar trupin dhe për t’u detoksifikuar, përdorni lëngun me limon. Ky agrum i pasur me vitamine C lufton edhe infeksionet. Përzieni 12 luge gjelle limon te freskët, 12 luge gjelle mjaltë dhe 1,5 litra ujë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button