Parlamentare

Peleshi: Prioritet i qeverisë, shpëtimi i jetës së njerëzve dhe pasurisë së tyre

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi sot në Kuvend se si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara në jug të vendit, pozitive është se nuk kemi asnjë jetë të humbur, ndërsa siguroi banorët se do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i çdo dëmi.
Niko-PeleshiGjatë fjalës në Kuvend, duke informuar se çfarë ka ndodhur përreth një jave me situatën emergjente të përmbytjeve të shkaktuara kryesisht në jugun e vendit, zv/kryeministri Peleshi theksoi se “kryeministri Rama ndodhet jo për herë të parë në terren pranë zonave të përmbytura dhe nuk është vetëm për të bërë atë që bën kreu i opozitës, show me çizme në ujë, por janë të gjitha strukturat e anagazhuara të qeverisë shqiptare, që prej ditës së parë, por edhe para se përmbytja të ndodhte, në gjendje gatishmërie e pune pranë të gjithë qytetarëve”.
“Përmbytja nuk mund të shmangej totalisht, pasi i kalonte mundësitë e strukturave të shtetit, por një lajm të mirë e kemi sot, që është rezultat i ndërhyrjes energjike të gjithë strukturave të emergjencës, se nuk kemi asnjë jetë njeriu të humbur. Sot sigurisht prioritet i prioriteteve të qeverisë shqiptare është shpëtimi i jetës së njërëzve, i pasurisë së banorëve të përmbytur”, tha Peleshi.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Peleshi tha se “kjo seancë mertion të fillojë me një transparencë llogaridhënie e informacion se cfarë ka ndodhur dhe natyrisht të mirëpresim të gjtihë kritikat e sugjerimet se cfarë ka ndodhur, por në fund për nëj gjë duhet të jemi të qartë e të ndershëm. Sot qytetarët përpara debateve tona politike presin solidaritet”.
Zv/kryeministri Peleshi bëri të ditur se në ditën e gjashtë të përmbytjes situata në Vlorë është kjo; janë 17 mijë ha tokë , ku përfshihen tokë bujqësore në zona të mbaruara nën ujë , rreth 5000 ha tokë ku përfshihen shtëpi e zona të banuara dhe ku janë përqendruar operacionet e ndihmës, janë mbi 500 familje të evakuara nga përmbyjet. Pjesa më e madhe e të evakuarve kanë shkuar tek të afrmit e tyre në fshatra përreth. Deri tani janë shpërndarë më shumë se 2500 pako ushqimore në një operacion që vazhdon. Në veprimet kontkrete e terren janë përfshirë rreth 2100 forca e qindra mjete kryeisht struktura të emergjencave civile , policitë lokale në të gjitha qarqet, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e zjarfikësve, etj.
Në fjalën e tij, Peleshi siguroi në emër të qeverisë se të gjitha strukturat shtetërore janë të gashtme dhe nuk do të lënë pa ndihmuar asnjë qytetar të vetëm.
Lidhur me moshpalljen e gjendjes emergjente, Peleshi tha se nuk kemi lënë asnjë gjë pa bërë në zonat e përmbytura ka edhe një argumentim teknik për mos shaplljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo bëhet për të mos paralizuar jetën në të gjithë qarkun.
Zv/kryeministri Peleshi u shpreh se “pas kalimit të situatës do të bëhet vlerësimi i drejtë dhe real dhe kompensimi i çdo dëmi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button