Home / Politika / Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani s’e pranon pa konsultim

Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani s’e pranon pa konsultim

Kryeministri Rama ka propozuar Visar Zhitin ambasador në Vatikan. Propozimi i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ndërsa seanca dëgjimore për të pritet të zhvillohet ditën e hënë.

zhiti-ramaBurime nga Presidenca pohuan per “Panorama” se kreu i shtetit nuk ka pranuar të dekretojë emrin e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, me arsyen se Kryeministri Rama nuk është konsultuar më parë me të për këtë propozim.

Përplasja Presidencë- Kryeministri vazhdon, edhe pse u duk se palët gjetën një rrugë komunikimi pas pranimit dhe miratimit nga maxhoranca të dekretit të Presidentit Nishani për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër i qeverisë Berisha në periudhën prill-shtator 2013 kur të djathtët e lanë pushtetin. Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark.

Leave a Reply

%d bloggers like this: