Home / Arte / Coppelia, Impact, Table, La Sylphide /Katër balete klasike dhe moderne në TKOB

Coppelia, Impact, Table, La Sylphide /Katër balete klasike dhe moderne në TKOB

“Impact” dhe “Table” janë shfaqjet të cilat rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 6, 7 dhe 24 shkurt 2015, ora 19.00.

Foto-e-shfaqes-Impact“Impact” është për njeriun e sotëm, për ndikimin e teknologjisë mbi të. Ajo na sjell afër, por na largon në të njëjtën kohë. Një temë shumë aktuale, një emocion i veçantë ta shohësh nëpërmjet lëvizjeve të balerinëve në një skenë të thjeshtë, qe transformohet, ndërton, dhe shemb mure.

“Table”, tavolina një objekt kaq i rëndësishëm në jetët tona, aty punojmë, marrim vendime, gëzojmë në shoqërinë e njëri-tjetrit ose jemi vetëm në një tavolinë.

Ndërkohë edhe baleti klasik rikthehet në skenën e TKOB-së me shfaqjen “Coppelia”, një balet i dashur për të gjithë, të rritur dhe fëmijë, një përrallë e bukur, ku dashuria e Franzit dhe Svenildës triumfon në fund, siç ndodh gjithmonë në përrallë.

E gjitha kjo e treguar me muzikën e bukur të Leo Delibes, koreografinë e Ilir Kernit dhe Solistëve dhe Trupës së Baletit të TKOB në datat 7 dhe 8 mars 2015, ora 19.00

TKOB njofton se do të ketë edhe një premierë këtë sezon, një koreografi krejt e re për “La Sylphide” nga Ilir Kerni, ku baleti klasik do të vijë për publikun shqiptar në datat 27 dhe 28 mars 2015, ora 19.00.

Leave a Reply

%d bloggers like this: