Kronika e zeze

Pogradec, lumi Vërdovë del nga shtrati, 38-vjeçarja mbytet në oborrin e shtëpisë

Dalja nga shtrati i lumit Vërdovë në Pogradcec i ka marrë jetën një gruaje 38-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shirat e dendur gjatë natës kanë fryrë shtratin e lumit i cili ka vërshuar duke hyrë në shtëpitë e banorëve.

permbytje1Sipas policisë, 38-vjeçarka Monika Abrashi po përpiqej të largonte disa orendi shtëpiake në oborrin e shtëpisë në një vend më të sigurt për të shmangur futjen e ujit në banesën e saj, por vërshimi i lumit ka qenë i paparashikueshëm dhe si pasojë ajo është mbytur.

Forcat e policisë, pas disa orë kërkimesh kanë gjetur trupin e saj në grykëderdhjen e liqenit të Ohrit.

Në këtë mënyrë, 38-vjeçarja është viktima e parë e përmbytjeve të ndodhura një javë pas fillimit të shirave të rrëmbyeshëm dhe motit të keq në të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button