Home / Kronika / Panariti: Priten shira deri më 11 shkurt, në rrezik jo vetëm jugu, por edhe veriu

Panariti: Priten shira deri më 11 shkurt, në rrezik jo vetëm jugu, por edhe veriu

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin se edhe veriu i vendit kërcënohet nga përmbytjet. Në një konferencë për mediat, ministri Panariti tha se parashikimet e motit nuk janë të favorshme, pasi pritet të ketë reshje shiu të paktën deri në datën 11 shkurt.

panariti3“Kjo ishte një fatkeqësi natyrore. Sensibilizim për popullatën që jeton në ato zona. Në rrezik nuk është vetëm jugu por dhe veriu”- deklaroi Panariti.

Sipas ministrit, banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen për çdo humbje. Ministri i Bujqësisë theksoi nevojën e pastrimit të lumenjve nga ndërtimet pa leje, të cilat kanë bllokuar kanalet kulluese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.