Teater

Pesë dramaturgë të rinj nisin punën

“Punishtja dramatike”

Pesë dramaturgë të rinj do të nisin së shpejti punën në Punishten Dramatike ngritur pranë Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

tke-kujtim-spahivogliOltion Kadaifçiu, Rogerta Nikolla, Elona Çuliq, Lisandir Kola, Marsel Rupi janë përzgjedhur mes 15 konkurruesve të tjerë. Juria e përbërë nga Stefan Çapaliku, Alida Cenaj dhe Gjergj Prevazi ka bërë përzgjedhjen sipas sinopseve të dërguara. “Bij të zotërve modernë” quhet sinopsi i Rogerta Nikollës që ka mbaruar studimet për regji. Ndërsa Elona Çuliqi, e cila ka mbaruar për Psikologji, e ka quajtur sinopsin “Libër granësi”. Lisandër Kola që vjen nga fusha e letërsisë, e ka quajtur sinopsin “Zhguni”. Oltion Kadaifçiu ka prezantuar sinopsin “Sokoli”, ndërsa Marsel Rupi duket që ka zgjedhur një temë politike me sinopsin “Kërkohet një Kryeministër”. Pesë të rinjtë do t’i zhvillojnë më tej këto sinopse në “Punishten dramatike” për t’i kthyer në drama të mirëfillta. Duke parë një mungesë në shkrimin e dramave shqipe, “Punishtja dramatike” synon të mbështesë dramaturgë të së ardhmes, ata që do të rikthejnë veprat shqipe në teatër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button