Ekonomia

ARRSH: Reshjet e shiut dhe dëborës kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të premten se reshjet e shiut dhe dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por situata po mbahet nën kontroll. Sipas ARRSH-së, të gjitha drejtoritë rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e akseve rrugore.

rruge-339x200-13Tiranë:
Gjatë gjithë natës dhe në orët e mëngjesit ka reshje shiu me intensitet. Akset janë të qarkullueshme, por në segmentin Qafe Priske-Bizë rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Shëngjergj qarkullohet pa zinxhirë. Rekomnadohet të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës:
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan:
Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur. Aksi Librazhd –Q.Thanë është i kalueshëm pa zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar është i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Në aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e gurësh në rrugë gjatë natës. Janë marrë masa për pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në aksin Librazhd – Steblevë. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës. Vazhdon të jetë i ndërprerë qarkullimi në këtë pikë të aksit Elbasan -Gjinar.

Berat:
Në aksin Ura e Pilzës –Corovodë ka rënie të vazhdueshme gurësh në zonën e shkëmbit të “Selanit”. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të qarkut. Rekomandohet të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve të dendura të këtyre ditëve.

Vlorë:
Gjatë gjithë natës dhe në këto momente ka reshje me intensitet të dendur në të gjithë qarkun. Aksi i vjetër Levan-Vlorë është i qarkullueshëm. Në autostradën Levan-Vlorë, kanë ndodhur dy dëmtime si pasojë e reshjeve. Vazhdon puna për riparimin e dëmtimeve të evidentuara. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje ose prani të ujit në rrugë.

Gjirokastër:
Ka reshje shiu. Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezëe. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet intensivisht për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të trupit të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.

Korçë:
Në të gjithë qarkun kanë filluar reshje të dendura shiu. Situata po mbahet nën monitorim për orët në vazhdim. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. Aksi Korçë-Dardhë qarkullohet me zinxhirë. Mjetet duhet të kenë në dispozicion zinxhirë.

Kukës:
Përsëri ka patur shembje në aksin Traget – Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Në aksin B.Curri – Valbonë ka reshje bore. Po punohet për ta mbajtur rrugën të hapur. Qarkullimi bëhet me një korsi dhe ndërrimi i mjeteve bëhet në xhepa. Të gjitha akset e Tropojes janë hapur dhe janë kriposur. Po mbahen në monitorim të vazhdueshëm. Reshje bore ka patur edhe në akset e tjera të Tropojës, por janë pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e borës dhe lagështisë në rrugë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në aksin B.Curri – Valbonë.

Dibër:
Ka reshje shiu dhe në disa zona si në Kalanë e Dodës, në Bulqizë dhe në Steblevë ka edhe reshje bore. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjithë akset. Rekomandohet të bëhet kujdes, sepse nga reshjet mund të shkaktohen rrëshqitje dherash.

Shkodër:
Ka reshje shiu në të gjithe qarkun. Rrugët janë të gjitha të hapura. Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjolle, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Po punohet për ta hapur rrugën me dy kalime. Rënie gurësh ka patur edhe në disa akse të Pukës, por janë marre masa për pastrimin e tyre. Nuk ka probleme për qarkullimin. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me shira, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe ngrica në rrugë.

Fier:
Gjendja në akset e Fierit paraqitet normale. Vazhdon pastrimi autostradën nga mbetjet e vërshimit të ujërave dhe reshjet e dendura. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të reshjeve dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë:
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button