Home / Presidenciale / Demostrata e heshtur e 1990-s, Presidenti Nishani dekoron “pishtarët”e saj

Demostrata e heshtur e 1990-s, Presidenti Nishani dekoron “pishtarët”e saj

 Presidenti Bujar Nishani dekoratën “Pishtar i Demokracisë”, disa drejtues dhe organizatorë të demonstratës antikomuniste të Shkodrës të 14 janarit 1990, të njohur si “Demostrata e heshtur”.

presidenti-nishani-dekorimet-4Me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për sakrificat, përpjekjet mbinjerëzore dhe rezistencën e paepur kundër diktaturës së pashpirt komuniste dhe simboleve të urryera të saj,” dekorata iu dha: Dedë Kasnecit, Gjergj Bekës, Rini Monajkës (pas vdekjes), Tonin Demës, Nikolin Thanës, Gjovalin Rrolbës, Ndoc Lëqëjzës (pas vdekjes), Flamur Begut (pas vdekjes), Kolë Margjinit, Klaudo Dakës, Aldo Perizit, Kolec Hublinës, Viktor Martinit, Pjerin Velit dhe Gjovalin Zefit (pas vdekjes).

Nishani, duke i falënderuar këta figura të demokracisë, tha: “Kam mundësinë që t’u ofrojmë atë që është minimumi për sakrificat e bëra, që është respekti. Është minimumi, por është domosdoshmëri. Është domosdoshmëri, por është edhe përgjegjshmëri. Është përgjegjshmëri, por është edhe detyrë. Është detyrë, por është edhe nder për institucionit shtetërore jo vetëm t’i kujtojmë herë pas here, por edhe t’i nderojmë këto kontribute jo vetëm për parimet e tyre, për idetë e tyre, për vizionin se si e shihnin Shqipërinë, sistemin, zhvillimin, por për të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri.” – theksoi Presidenti Nishani.

Sipas Nishanit, “demonstrata e 14 janarit në Shkodër ishte ashtu “siç e keni quajtur ju: Shkëndija e parë e lirisë, cila do të çonte në çlirimin përfundimtar dhe të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj sot një nga detyrat tona në rrugën e gjatë drejt Evropës, është që mos harrojmë çfarë kemi humbur, çfarë kemi vuajtur, çfarë kemi sakrifikuar,” – u shpreh Presidenti.

One comment

  1. Fotografi e bukur, ju lumt Shqiperi je shtet shembull per ballkanin, edhe ca vendeve te BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: