Home / Politika / Rama: Nis plani i shërimit të plagëve në zonat e përmbytyra

Rama: Nis plani i shërimit të plagëve në zonat e përmbytyra

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot prezent planin për të kuruar plagët e përmbytjeve, duke kërkuar solidaritetin njerëzor. Ne nje takim te gjere të organizuar me nje përfaqesi të biznesit, komuniteteve fetare etj, kryeministri Rama u shpreh se është gati plani final për të shëruar plagët e përmbytjes në jug të vendit.

Edi-Rama_konference-ARKIV“Plani për të përballuar këtë emergjencë ishte i ndarë në dy faza, faza e parë është përballimi i drejtëpërdrejtë i motit, pasi pati një tërbim të papërmbajtëshëm si në 1971 dhe në u përballëm në dyluftim me motin me sukses pa humbje në jetë njerëzish”, tha kryeministri Rama.

“Jam krenar që sipërmarrja i është përgjigjur pa ngurim punës parapergaritore që sot ne te vazhdojme fazën e dytë per te kuruar në terren plagët e haprua nga përmbytjet, duke e bërë më të lehtë situatën në ato zona, por dhe punën tonë të përbashkët afatmesëme”, theksoi ai.

“Që sot do fillojë lëvrimi i ndihmave. Qeveria do të detajoje të gjitha dëmet dhe nevojat dhe në bazë te detyrimeve ligjore dhe morale, në një përiudhë afatmesme do te punojme per riparimin e argjinaturave dhe pritave, por dhe pastrimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese që rezultojnë të mbushura me inerte dhe baltë. Ajo që vlenë të vlerësohet është fakti se puna e skuadrave të emergjencës ka qene e lavderueshme, sepse kanë dhënë ndihmën e nevojshme. Këto struktura nuk janë më të mjaftueshme pa solidaritetin popullor, që do të shtrihet nga sipërmarrja në Kosovë dhe Shqipëri, nga ku kanë konfirmuar oferta gadishmërie dhe nga sot kanë ardhur 15 kamione me ndihma nga Kosova. Rrjeti i solidaritetit shkon përtej Shqipërisë dhe shqiptareve, por ka solidarittet edhe nga Bashkimi Evropian lidhur me një sasi të caktuar fondesh per ndihmë te drejtpërdrejtë nga vende te ndryshme te BE-se”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e vuri theksin edhe tek marreveshja me bankat e nivelit të dyte. “Dua të nënvizoj faktin se dje pas takimit me bankat e nivelit të dyte dhe Guvernatorin e BSH-se, patem një takim tjetër për një marreveshje të re lehtësuese per ata që kanë humbur prodhimin dhe do të ketë një trajtim lehtësues. Kështu, të gjithë kredimarresit nuk do të kenë më në kurriz barrën e bankës. Kjo do të na japi mundësinë që ne të bëjmë të mundur zevendësimin e krerëve dhe rikuperimin e infrastruktures prodhuese e pas kësaj ata do të fillojnë t’i përgjigjen bankës”, theksoi ai.

Rama u ka bërë thirrje bizneseve qe të jenë të koordinuar në veprimet e tyre për të realizuar këtë plan madhore, që ndihma të shkojë në kohë dhe aty ku është më e nevojshme. Ai falenderoi edhe komunitetet fetare per gatishmerine e tyre ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: