Home / Politika / Basha: Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit

Basha: Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar solidaritet njerëzor për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në jug të vendit si ka falenderuar të gjithë ata biznesmene që kane derguar ndihma dhe njëherazi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë të mundur të kontribuojne.

Basha-ne-vloreKryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, bën thirrje për solidaritet dhe shprehet: “Falenderime dhe mirënjohje për ndihmen e cmuar që sipërmarrësit shqiptare po japin për të përmbyturit në keto dite të veshtira. Dje sipërmarrës lushnjare, në bashkëpunim me degën e PD Lushnje, bënë të mundur ngarkesën e parë të ushqimit për bagëti. Ndihma në ushqime, ujë të pijshëm, çizme dhe ilace, u shpërndanë në disa familje të permbytura. Nesër Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Forumin Rinor te PD dhe sipërmarrës nga Tirana, do dërgojnë mbi 100 krevate portative në Fier dhe Vlorë”.

“Ftojmë këdo qe ka mundësi të solidarizohet me banorët, të japë kontributin e vet për normalizimin e jetës. Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit”, shkruan Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: