Home / Arte / Piktura më e shtrenjtë në botë

Piktura më e shtrenjtë në botë

“Nafea Faa Ipoipo” (Kur do martohesh me mua), piktura e Paul Gauguin ku shfaqen dy femra nga Tahiti, është më e shtrenjta në histori. Piktura u shit nga një fodacionj zviceran për Qatar Museums, një konkurs muzesh kombëtar në Doha, për plot 300 milionë dollarë.

piktura

Çmimi i paguar është rreth 50 milionë më i shtrenjtë se 250 milionët e paguar po nga Katari në vitin 2011 për blerjen e pikturës “Giocatori di Carte” të Paul Cezanne.

Blerja e fundit tregon ambiciet artistike dhe muzeale të vendit të vogël të Emirateve, i cili në vitet e fundit ka shpenzuar shifra marramendëse për blerjen e kryeveprave të artit perëndimor modern.

Piktura e shitur së fundmi u pikturua në vitin 1892 dhe mund të shkaktojë tronditje jo të pakta në tregun e artit, për shkak të çmimit të kripur të saj. Deri më sot, asnjëherë në ankande apo në transaksione private nuk ishte paguar kaq shumë për një vepër arti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: