Kosova

Arrestime të reja të emigrantëve në Hungari

Policia hungareze ka ndaluar ditën e djeshme 937 emigrantë, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë, në mesin e të cilëve 880 janë shqiptarë të Kosovës.

arrestime-t-euml-reja-t-euml-emigrant-euml-ve-n-euml-hungari_hdSiç raportohet nga Policia e Hungarisë, në territorin e Zhupani Çongrad, në 25 raste përveç 880 shqiptarë të Kosovës janë arrestuar edhe 41 afganë, 8 nga Kongoja, gjashtë sirianë dhe nga një shtetas i Ganës dhe Nigerisë.

Grupi më i madh prej 89 shqiptarëve të Kosovës, siç raportohet janë ndaluar rreth orës 12 e 15 në rrethinën e fshatit kufitar Ashothalom, ku e kanë kaluar kufirin nëpërmes të ashtuquajturit “kufiri i gjelbër”.

Ata kanë dorëzuar kërkesat për azil dhe janë dorëzuar autoritete të Imigracionit në Hungari.

Në tri ditët e kaluara, policia hungareze ka kapur rreth 2000 migrantë duke kaluar ilegalisht kufirin, ku shumica e tyre janë shqiptarë.

Sipas policisë hungareze, në 72 orët e fundit policia ka arrestuar 4400 njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button