Kosova

Krasniqi: Bisedimet kanë përfunduar në Vjenë, çfarë sovraniteti po na mbetet?

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se përmes diskutimeve të reja me Serbinë për gjyqësorin, po hapet Pakoja e Ahtisaarit.

krasniqi-bisedimet-kan-euml-p-euml-rfunduar-n-euml-vjen-euml-ccedil-far-euml-sovraniteti-po-na-mbetet_2_hdKrasniqi nëpërmjet rrjetit social Facebook shtron pyetjen se cili vend i pavarur do të pranonte të bisedonte me një palë me disponim tejet armiqësor, të bisedonte për sigurinë, energjetiken, telefonin, pasurinë, gjyqësinë, te gjitha këto çështje ndër më vitalet për vendin dhe popullin?!

Lexojeni të plotë reagimin e tij.

Mediet tona, sot po shkruajnë, se sot në Bruksel do të përfundojnë bisedimet për gjyqësinë në Kosovë?!

E gjithë bota e qytetëruar e dinë se bisedimet e Vjenës e kanë përmbyllë çështjen e bisedimeve politike për Kosovën. Se Dokumenti i Ahtisaarit, nuk ishte vullneti ynë politik, por ishte rezultat i bisedimeve dy paleshe me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Dokumenti ishte rezultat i një kompromisi të dhimbshëm, ishte rezultat i bisedimeve të vështira. Pala e Kosovës e pranoi dokumentin si të tillë për hir të pavarësisë e cila u shpallë më 17 shkurt 2008.

Cili vend i pavarur do të pranonte të bisedonte me një palë me disponim tejet armiqësor, të bisedonte për sigurinë, energjetiken, telefonin, pasurinë, gjyqësinë, te gjitha këto çështje ndër më vitalet për vendin dhe popullin?!

Sot po bisedohet me Kryeministrin serb për një shtyllë të rëndësishme të pushtetit, siç është gjyqësori, nesër do të merret vendimi për Gjykatën Speciale! Çfarë sovraniteti po i mbetet Republikës mbi ketë pushtet?

Të gjitha këto çështje janë ekskluzivisht të Kosovës. Trepça, a është si këto të tjerat e Kosovës?

Pse Kryeministri i “ri” i Kosovës, nuk e mori as mundin, se paku ta njoftoj Kuvendin se do t’i vazhdoi bisedimet aty ku e la paraardhësi i tij?

Këtyre pyetjeve nuk dua tu jap përgjigje. Përgjigje le të japin qeveritarët, intelektualët, shoqëria civile e qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button