Rajoni

Osborne: Rritet rreziku për një rezultat shumë të keq të krizës greke

Ministri britanik i Financave, George Osborne, një prej më pesimistëve përsa i përket situatës të Greqisë u shpreh dje në mbrëmje i shqetësuar për rreziqet në rritje si pasojë e një rezultati shumë të keq të kësaj krize.

osborne1“Rreziku për një llogaritje të gabuar apo një hap të gabuar do të çonte në një rezultat shumë të keq”, deklaroi Osborne për ”Bloomberg Television” në kuadër të një takimi me homologët e tij dhe bankierët qendrorë të G20-s në Stamboll.

“Është e qartë se rreziqet që përkeqësojnë këtë përballje mes Greqisë dhe zonës euro për ekonominë botërore dhe ekonominë britanike rriten çdo ditë”, theksoi ai.

“Këtu në takimin e G20-s, nxisim të gjitha palët pjesëmarrëse në mosmarrëveshje për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe në plan ndërkombëtar ne do të përshpejtojmë përgatitjet tona për tu mbrojtur në çdo rast”, shtoi Osborne.

Greqia është në qendër të diskutimeve jozyrtare të G20-s, zyrtarisht kushtuar temave më konsensuale si rritja ekonomike dhe lufta kundër mashtrimit fiskal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button