Politika

Rama: Berisha nuk do hetim

Kundërshtimi i mazhorancës për të miratuar draftin e opozitës në komisionin e ligjeve ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili e quajti këtë qëndrim, provë të qartë të faktit se kryeministri Berisha ka manipuluar zgjedhjet e vitit të shkuar.

“Saliu s’ka pranuar as ato që ka pranuar deri sot, duke refuzuar atë c’ka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në rezolutën e PE. Ka refuzuar sepse synon të vjedhë prapë zgjedhjet. Sot Saliu ka provuar se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do t’i vjedhë ato përsëri”, ka deklaruar Rama. 

Duke renditur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Berisha në vecanti, lideri i opozitës tha se mazhoranca ka ende pak ditë kohë për të reflektuar përballë këtij aksioni, që sipas tij është një vetëvrasje politike. 

“Ka ende disa ditë kohë dhe të enjten Kuvendi diskuton këtë cështje bashkë me mocionin tonë, për t’i dhënë një mundësi të re Shqipërisë në rrugën e integrimit, për të adresuar ato cështje që në raportin e KE cilësohen si pengesat që nuk lejuan anëtarësimin e Shqipërisë”, ka shtuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button