Home / Bota / Amerika / Wikileaks nxit debat te ashper ne SHBA

Wikileaks nxit debat te ashper ne SHBA

Informatat e ndjeshme që u botuan nga faqja Wikikeals kanë nxitur një debat të ashpër në Shtetet e Bashkuara. A duhet media të publikojë informacion të klasifikuar dhe a e dëmton kjo sigurinë kombëtare? 

Sekretet shtetërore të zbuluara nga Wikileaks janë bërë shkas i debateve në media rreth informatave që qeveria amerikane do të donte të mos bëheshin publike. 

Lucy Dalglish është drejtore ekzekutive e Komitetit të Gazetarëve për Lirinë e Shtypit. Ajo thotë se amerikanët kanë të drejtën të flasim pa censurën e qeverisë. Dhe kjo përfshin edhe gazetarët. Përjashtime bëhen kur nga ajo që botohet vjen ndonjë dëm i madh ose dhunë. 

Ish-analisti i CIA-s, James Bruce, thotë se botimi i dokumenteve të tilla dëmton sigurinë kombëtare amerikane. 

“Armiqtë mund të kuptojnë se si i mbledhim ne informacionet e zbulimit dhe e përdorin këtë për të dëmtuar aftësitë tona për mbledhje të të dhënave. Zakonisht, shtypi nuk ka ide, nuk ka dijeni për dëmet që mund të shkaktojë botimi i informacionit të klasifikuar. Ne nuk i botojmë dokumentet sekrete pa marrë parasysh pasojat. Nëse nuk jemi ekspertë në këtë fushë, u drejtohemi ekspertëve për t’u siguruar që informacioni që kemi është i saktë”, theksoi ai. 
Hagit Limor është kryetare e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë. Ajo thotë se gazetarët duhet të kenë përgjegjësinë për të paraparë dëmet e mundshme dhe për të vërtetuar informacionin para se ta botojnë. 

“Ne kërkojmë vetëm informata që mendojmë se i kontribuojnë debatit publik; ndoshta për të diskutuar për punën e qeverisë dhe për të gjetur mundësi për përmirësim. Ky është roli ynë”, tha Limor. 

Por Bruce tha se vetë gazetarëve u mungon përgjegjshmëria. 
“Unë besoj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë së tepërmi i kufizuar në aftësinë e vet për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës gazetarët, që trafikojnë informata të klasifikuara dhe ka shumë prej tyre që e bëjnë këtë”, tha Bruce. 

Qeveria amerikane nuk ka qenë e suksesshme në ndjekjen ligjore të medies për botimin e raporteve bazuar në informacionin e klasifikuar. Dhe tani që interneti po e bën botimin e sekreteve edhe më të mundshëm, disa ligjvënës po kërkojnë të përmirësojnë Ligjin mbi spiunazhin të vitit 1917, për të mbrojtur më mirë dokumentet e klasifikuara. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.