Rajoni

Opozita akuzon qeverinë për përgjimin e 20 000 personave

Shefi i opozitës së majtë maqedonase, Zoran Zaev, akuzuar në fund të muajit janar nga qeveria për spiunazh reagoi duke akuzuar autoritetet për përgjimin e 20 000 personave duke përfshirë këtu politikanë, gazetarë dhe drejtues fetarë.

zoran-zaev“Ne kemi prova për të paktën 20 000 persona që janë vendosur nën përgjim. Ne kemi depozituar sot një padi kundër drejtorit të shërbimeve sekrete dhe personave të tjerë të përfshirë.

Zaev hodhi poshtë akuzat e bëra kundër tij duke konfirmuar se bëhej fjalë për në manovër të qeverisë për të penguar publikimin e provave të aktiviteteve të saj kriminale.

Qeveria konservatore paraqiti një padi më 31 janar kundër Zaev, akuzuar për spiunazh. Tre të akuzuar për këtë çështje duke përfshirë dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete, u arrestuan.

Duke reaguar për këto akuza shumë të rënda, Bashkimi Evropian kërkoi menjëherë një hetim të paanshëm, të pavarur dhe transparent, në respektim të kritereve ndërkombëtare.

Brukseli u shpreh i shqetësuar për shkak të përkeqësimit të dialogut politik në këtë vend ballkanik dhe u kërkoi partive politike maqedonase të heqin dorë nga veprime që mund të përkeqësojnë më shumë situatën.

Bashkimi Social-Demokrat i Maqedonisë (SDSM), drejtuar nga Zaev, refuzon të marrë pjesë në punimet e Parlamentit dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button