Politika

Paloka: Të shqetësuar për rendin në vend

Partia Demokratike reagoi sot lidhur me shpërthimet me tritol të ndodhura në orët e para të mëngjesit në Tiranë mes të cilëve edhe ndaj farmacisë së babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Paloka4Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka dënoi shfaqjen e akteve kriminale të mëngjesit të sotëm, ndërsa u shpreh se këto kanë ardhur si pasojë e rrënimit të policisë, përdorimit të saj për interesa politike dhe lidhjes së uniformave blu me krimin e organizuar.
“Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike. Shthurja e Policisë së Shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol”, tha Paloka.
Në emër të Partisë Demokratike, Paloka i kërkoi Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. “Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin”, tha Paloka duke theksuar se sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button