Home / Kronika / Rama prezanton projektin e xhamise

Rama prezanton projektin e xhamise

Kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar sot projektin për xhaminë e re të myslimanëve, që sipas tij do të plotësojë trekëndëshin e bashkëjetesës. 

Rama ka deklaruar se xhamia e re do të ngrihet në mes të qytetit në një hapësirë trualli prej 2900 metër katrorë dhe për projektin e saj do të zhvillohet konkurs në mënyrë që ndërtesa e re të rrijë krah dhe sipas planit të ri për Tiranën. 

“Xhamia e Et’hem Beut mbetet një perlë trashëgimore dhe kulturore për Tiranën por përmasat e saj nuk lënë mundësinë e kryerjes së të gjithave shërbimeve të nevojshme. Duke dëgjuar komunitetin për domosdoshmërinë e kësaj hapësire të re, zhvilluam një analizë të të gjitha të dhënave të nevojshme për ndërtimin e një xhamie tjetër”- tha Rama. 

Rama ka theksuar se Tirana do të ketë një hapësirë të re ku të përçojë shprehjen e unikalitetit të vet, një shprehje të një pasurie ku të gjithë, besimtarë myslimanë ose jo të jemi krenarë dhe të vetëdijshëm për vlerën e paçmuar të kësaj pasurie. 

Sipas tij, xhamia e re do arrijë t’i shërbejë mbi 2500 besimtarëve dhe forma e saj do të jetë në dorën e arkitektëve që do të konkurrojnë për ndërtimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.