Home / Politika / Presidenti Nishani priti Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës Veseli

Presidenti Nishani priti Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës Veseli

-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i cili shoqërohej nga tre Nënkryetarët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Glauk Konjufca.

bujar-nishaniPresidenti i Republikës vlerësoi lart konstituimin e Parlamentit të ri të Republikës së Kosovës, si dhe vlerësoi kontributin e Kryeparlametarit Veseli për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e parlamentarizmit botëror në kuadër të diplomacisë parlamentare si dhe në trajtimin me maturi nga ana e Parlamentit të sfidave të brendshme që kalon Kosova.

Nishani gjatë bisedës me  Veselin sugjeroi takime sa më të shpeshta të komisioneve parlamentare të dy vendeve tona për të kontribuar sa më shumë në përafrimin e legjislacionit në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, ekonomisë dhe në çdo fushë tjetër, në heqjen e të gjitha barrierave tregtare dhe ekonomike si dhe në lehtësimin sa më të madh të qarkullimit të lirë të mallrave mes të dy shteteve tona.

Nishani e garantoi Veselin për mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në rrugën euro-atlantike  të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe të tre nënkryetarët e Parlamentit të Kosovës falënderuan Presidentin Nishani për kontributin e tij personal, dhe si President në ndihmën për konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes të dy vendeve tona, si dhe përkrahjen e dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj në afirmimin dhe njohjen ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.