Sporti

Mesfushori Marco Reus zgjat kontratën me Dortmundin deri në 2019

Gjermani Marco Reus i ka dhene fund spekulimeve per te ardhmen e tij, duke zgjatur kontraten e tij deri ne 2019 me klubin e Borussia Dortmund.
Marco-Reus-298x200Mesfushori 25-vjeçar eshte kerkuar nga Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester United.
“Une jam shume i kenaqur per vazhdimin e karrieres tek Borussia Dortmund. Dortmund eshte qyteti im i lindjes dhe Borussia do te jete klubi im”, eshte shprehur gjermani.
Zgjatja e kontrates eshte nje hap i goditur per Dortmundin, i cili la qe te largoheshin yjet Mario Goetze ne 2013 e me pas Robert Lewandowski ne 2014, qe perforcuan Bayern Munich, rivalin e tyre te madh ne  Bundesliga.
“Marco Reus eshte kerkuar nga klubet me te medha ne bote, por vendimi i tij tregon se zemra e tij rreh per qytetin e tij dhe klubin ku eshte pergatitur”, theksoi nga ana e tij drejtori sportiv i Borussia, Michael Zorc.
Borussia Dortmund eshte ne veshtiresi te medha ne kampionat kete sezon, duke qene ne vendin e 16-te pas 20 javeve. Por, nderkohe, vazhdon ballafaqimet ne Ligen e Kampioneve, ku do te ndeshet me Juventusin ne te 8-tat e finaleve, me 24 shkurt e 18 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button