Home / Presidenciale / Presidenti Topi viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve

Presidenti Topi viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu vizitoi sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve me rastin e Festës së Hashures.

Në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore, Kreu i Shtetit shqiptar u takua dhe u përshëndet me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi si dhe me dhe krerët e tjerë bektashinj duke u shprehur atyre urimet më të mira e të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ata ndodhen me rastin e Festës së Hashures.

Leave a Reply

%d bloggers like this: