Home / Qeveritare / Beqaj: Testimi nis me infermierët me 28 shkurt

Beqaj: Testimi nis me infermierët me 28 shkurt

-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka konfirmuar zhvillimin e testimeve për infermierët në 28 shkurt.

QSUT11Sipas ministrisë së Shëndetësisë, mjekët dhe infermierët e lindur para datës 1 janar 1958 nuk do të testohen, pra ata që kanë më pak se tre vjet për të dalë në pension nuk do të përfshihen.

Gjithashtu, në testim nuk do të mund të përfshihet personeli me kohë të plotë të intituticionet e arsimit të lartë, pasi është çështje e arsimit të lartë.

Nga ana tjetër, ministria bën me dije se “nuk do të përfshihen në testim edhe ata që kanë marë licencën në 1 janar 2014 e në vijim, pasi sipas tyre, është ende herët për ti përfshirë në këtë proces.

Testimi i cili do të nisë në 28 shkurt dhe 1 mars në Spitalet Universitare do të zhvillohet fillimisht për infermierët, për spitalet. Testimi do të jetë bazë dhe i përgjithshëm dhe do të zgjasë 60 min. Testimi do të jetë i organizuar  me pyetje me përgjigje me alternativa. Ndërsa në datën 6 mars do të zhvillohet testimi për infermierët rajonalë dhe brënda muajit mars do të përfndojë testimi bazë për të gjithë infermierët. Faza e dytë e testimit do të jetë për infermierët sipas kategorive që punojnë. Sa i përket infermierëve dhe mjekëve të shërbimit parësor do të testohen në periudhën prill-maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.